Trump dhe Kim takohen më 12 qershor në Singapor
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un më 12 qershor në Singapor.
“Takimi i shumëpritur në mes të Kim Jong Unit dhe meje, do të zhvillohet në Singapor më 12 qershor. Të dy do të tentojmë ta bëjmë këtë moment të veçantë për paqen në botë”, tha Trump në një postim në Twitter.
Njoftimi vjen vetëm disa orë pasi Trump mirëpriti tre të burgosur amerikanë, të cilët ishin mbajtur në Korenë Veriore.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka qëndruar më 9 maj në Phenjan për të mundësuar lirimin e të burgosurve amerikanë dhe organizimin e takimit Trump-Kim.
The highly anticipated meeting between Kim Jong Un and myself will take place in Singapore on June 12th. We will both try to make it a very special moment for World Peace!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) May 10, 2018