Bit Pazar, shitësit ambulant të luleve në protestë (VIDEO)

Disa shitës ambulantë të luleve sot kanë dalë në protestë pas vendimit të Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit për dislokim të tyre deri në ndërtimin e tregut të Bit Pazarit. Tregtarët u zhvendosen në hapësirën pas objektit të Shtëpisë së Shëndetit në Bit Pazar, transmeton Portalb.mk.

Shitësit nuk pajtohen që të zhvendosen në atë lokacion, pasi që sipas tyre, atje do të bie ndjeshëm shitja.

Videon e protestës tës siguruar nga TV21, mund ta shihni më poshtë:

Në njoftimin e Komunës së Çairit, thuhet se me koordinim të ndërsjellë të të dyja institucioneve po ndërmerren hapa të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të gjendjes së hapësirave publike në Komunën e Çairit ku në mënyrë të sigurt duhet të qarkullojnë qytetarët përgjatë bulevardeve. Sipas tyre, me lirimin e hapësirës ku më parë zhvillohej veprimtaria tregtare, plotësohen të gjitha predispozitat teknike për fillimin e procesit të punës për rregullimin e bulevardit në Bit Pazar dhe krijimin e një taksi stacioni të ri të paraparë në atë vend.

Zëdhënësi i Komunës së Çairit, Kushtrim Alla në konferencën e përbashkët për shtyp me përfaqësuesin e Qytetit të Shkupit deklaroi:
“Sa i përket lokacionit të përcaktuar duhet potencuar se kjo është vetëm zgjidhje e përkohshme që do të vlejë deri në ndërtimin e tregut të ri i cili brenda do të ketë kapacitet hapësinor për zhvillimin cilësor të veprimtarisë tregtare. Në lokacionin momental është instaluar ndriçim publik dhe po ndërmerren edhe masat tjera për krijimin e kushteve optimale të punës. Gjithashtu përmes mjeteve të informimit të dy institucionet në mënyrë masive do të informojmë qytetarët për vendndodhjen e re të tregtarëve me qëllim që procesi i shitblerjes të vazhdojë në mënyrë normale dhe pa asnjë pengesë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button