Mbi 50 kazino dhe dyfish më shumë bastore në Tetovë

Komuna e Tetovës më në fund ka kërkuar që të kyçet në debatin për Ligjin e ri për lojërat e fatit. Në seancën e fundit të Këshillit të Komunës së Tetovës, është sjellë vendim që Komuna e Tetovës të jetë pjesë e debatit dhe të jep propozimet e saj që këto objekte të lojërave të fatit të jenë sa më larg objekteve shkollore dhe atyre publike. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës së Tetovës, Bekim Memeti, shkruan gazeta KOHA.

Nga shkollat fillore në Tetovë thonë se hapja e objekteve të lojërave të fatit në afërsi të këtyre institucioneve është një dukuri negative që ndikon negativisht në shoqëri dhe pikërisht në gjeneratat e reja, pasi me të madhe janë hapur kazinotë dhe bastoret sportive të cilat e gënjejnë rininë.

Ndryshe, në Tetovën e dy universiteteve, në Tetovën e selive të partive politike… në mënyrë legale me amimin e shtetit funksionojnë mbi 50 kazino dhe dyfish më shumë bastore, të vendosura vend e pa vend, afër shkollave, institucioneve shtetërore, në zemër të qytetit duke zaptuar lokalet më atraktive duke tërhequr edhe fëmijë të mitur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button