Gjykata ia ka marrë pasaportën ish kryetari të Prilepit, Marjan Risteski

Ish kryetari të Komunës së Prilepit, Marjan Risteski dhe pesë personave tjerë, Gjykata Themelore e Prilepit u ka shqiptuar masa të kujdesit, gjegjësisht ua ka marrë pasaportat, njofton Portalb.mk.

“Ajo është bërë me kërkesë të Prokurorisë Publike të Prilepit, e cila udhëheq procedurën hetuese pas padisë penale për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar për shkak të ekzistimit të dyshimit për kurdisje të tenderëve për mirëmbajtje të qytetit gjatë dimrit”, informojnë nga Gjykata Themelore e Prilepit.

Në prill, policia e Prilepit ka dorëzuar padi penale për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar kundër ish kryetarit të Prilepit, Marjan Risteski, por edhe kundër katër personave, me iniciale I.K. (63), L.M. (58), I.Ç. (67), B.N. (54), ndërkaq kundër një personi, me iniciale M.S. (59) për keqpërdorim të procedurës për thirrje publike.

Penalisht është e paraqitur edhe ndërmarrja “Lela Trans” nga fshati Prilepit Mazhulçisht, në lidhje me veprën penale “keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarje të marrëveshjes për furnizim publik ose partneritet publiko-privat”.

Të gjithë të paraqiturit kanë mundësuar që ndërmarrja “Lela Trans” të përfitojë pronë të paligjshme, nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes për furnizime publike për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit në qytetin e Prilepit për periudhën 2012 – 2017 me vlerë prej 77.031.890 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button