Nga shpërthimi në “Manchester Arena” te albumi i ri

Ariana Grande ka thënë se ajo do të sjellë dritë në jetët e njerëzve me albumin e saj më të ri dhe e ka bërë këtë në intervistën e parë televizive të dhënë që nga sulmi i vitit të shkuar në Manchester.

Ajo nuk iu referuar direkt rastit, por u shfaq dukshëm e emocionuar kur intervistuesi Jimmy Fallon e përmendi atë. Ylli i popit njoftoi publikimin e albumit të saj të ri Sweetener, që do të publikohet këtë verë. Ajo tha se dëshiron të sjellë dritë në një moment të caktuar apo në jetën e dikujt, apo të ëmbëlsojë situatën”. Duke folur në emisionin e Fallon në NBC, këngëtarja 24-vjeçare nuk tregoi më shumë detaje për albumin dhe as për frymëzimin që i kish dhënë jetë atij, transmeton TCH.

Ishte Fallon ai që u ndal tek ngjarja e majit të kaluar, kur 22 persona humbën jetën në një shpërthim pas koncertit të saj në Manchester Arena. Ajo u rikthye në qytet në koncertin One Love, më pak se dy javë më vonë.

Duke shpjeguar se nuk e kishte parë këngëtaren që në atë kohë, Fallon tha: Unë e di se kjo është e vështirë për këdo, për fansat dhe për ju, dhe e di se nuk keni dhënë intervista dhe këtë e kuptoj. Unë vetëm doja t’ju thosha faleminderit që keni ardhur në emisionin tim dhe që u kthyer prapë në mancester. Unë mendoj se kjo ishte diçka e jashtëzakonshme, mendoj që je e fortë dhe e këndshme.

Ariana u duk sikur po lotonte dhe vetëm tha “Faleminderit…”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button