Indonezi, rreth 600.000 persona në protesta për rritje të rrogave

 Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, sot në protesta me rastin e 1 majit, Festës Ndërkombëtare të Punës, janë mbledhur rreth 600.000 punëtorë duke kërkuar rritjen e pagave, raporton Anadolu Agency (AA).

Në botë sot në mënyra të ndryshme shënohet 1 maji, Festa Ndërkombëtare e Punës, ndërsa në të shumtën e rasteve mbahen protesta me kërkesë për të përmirësuar kushtet e punës dhe më mirë të mbrohen punëtorët.

Protestave në Xhakartë iu bashkuan edhe banorët e qyteteve tjera, mes të cilave janë qytetet Bogor dhe Bekasi.

Kryetari i Sindikatës në Indonezi, Said Ikbal, deklaroi se punëtorët kërkojnë nga Qeveria rritjen e rrogave, uljen e çmimit të orizit, benzinës dhe energjisë elektrike, dhe pezullimin e importit të fuqisë së punës së pakualifikuar nga vende të caktuara, duke përfshirë Kinën.

Policia ka ndërmarrë masa të larta të sigurisë, ndërsa për shkak të mbajtjes së protestave përkohësisht janë mbyllur për komunikacion disa rrugë kryesore në Xhakartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button