Delegacioni i OKB-së në Bangladesh për muslimanët e Arakanit

Një delegacion i Kombeve të Bashkuara (OKB) vizitoi kampet në Bangladesh për ofrimin e kthimit të sigurt në shtetet e tyre të muslimanëve të Arakanit të cilët kanë ikur nga persekutimi në Mianmar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni bëri hetime në kampet e refugjatëve në Cox’s Bazar ku qëndrojnë muslimanët e Arakanit të strehuar në Bangladesh.

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky, në një deklaratë pas vizitës tha se nuk mund të qëndrohet larg prej problemeve të rajonit. “Për fat të keq nuk ka një zgjidhje magjike, nuk ka një shkop magjik i cili mund t’i zgjidhë gjithë këto probleme”, tha ai.

Përfaqësuesi i Perusë në OKB, Gustavo Adolfo Meza Cuadra Velasqez, theksoi se delegacioni si dhe ai janë të gatshëm për të punuar shumë për gjetjen e një zgjidhjeje.

Velasqez shtoi se janë dëshmitarë të madhësisë si krizës së refugjatëve dhe të gjendjes kritike të disa familjeve.

Edhe përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në OKB, Karen Pierce, tha se po vazhdojnë angazhimet për kthimin e muslimanëve të Arakanit në shtetet e tyre, por theksoi nevojën e lejimit të kthimit të tyre në kushte të sigurta.

Delegacioni i OKB-së më pas në Dakka u takuan me kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina.

Hasina gjatë takimit shprehu pritjen për një rol aktiv për zgjidhjen e krizës së muslimanëve të Arakanit si nga OKB-ja ashtu edhe fuqitë rajonale si Kina, Rusia, India dhe Japonia.

Hasina po ashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të vazhdojnë presionin ndaj Mianmarit për mundësimin e kthimit të më shumë se 1 milion muslimanëve të Arakanit në tokat e tyre, të cilët janë strehuar në Bangladesh. “Mianmari duhet të veprojë në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar për kthim me Bangladeshin”, thotë ajo.

Anëtarët e delegacionit, pas takimit kanë kaluar në kryeqytetin e Mianmarit, në Nepido. Pritet që delegacioni gjatë vizitës në Mianmar të takohet me ministren e Jashtme dhe ministren e Shtetit përgjegjëse për Presidencën e Mianmarit, San Suu Kyi si dhe me pjesëtarët e tjerë të qeverisë.

Sipas OKB-së që nga 25 gushti i vitit 2017, më shumë se 700 mijë refugjatë u detyruan të largohen nga Mianmari. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në pamjet satelitore të publikuara dëshmuan se qindra fshatra janë shkatërruar.

Marrëveshja e arritur mes qeverisë së Mianmarit dhe Bangladeshit për kthimin e muslimanëve të Arakanit në tokat e tyre po mbetet jofunksionale në praktikë meqë ata të cilët janë zhvendosur nuk kanë mundësinë e dokumentimit të gjendjes së tyre.

OKB dhe organizatat për të drejtat e njeriut dhunën ndaj muslimanëve të Arakanit po e quajnë si “spastrim etnik” ose “gjenocid”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button