3 gabime që të gjitha femrat bëjnë me reçipetat

Reçipetat për gratë janë shumë të rëndësishme, por shumë prej tyre nuk i mbajnë siç duhet. Nga ruajtja deri tek larja, më poshtë gjeni gabimet që duhet të shmagni kur bëhet fjalë për reçipetat:

Mos i lani shpesh

Duke qenë se reçipetat janë të brendshme, shumë prej nesh mendojmë gabimisht se duhen larë çdo ditë. Por, duke i larë kaq shpesh ato humbasin elasticitetin, prandaj ekspertët rekomandojnë që t’i lani çdo 3-4 herë pasi i keni veshur. Pëveç kësaj, ata rekomandojnë t’i lani ato brenda një këllëfi jastëku për t’i mbrojtur nga makina larëse.

Mos i mbani në sirtar

Çuditërisht, ekspertët thonë se është gabim të mbash reçipetat në sirtar, siç bëjmë shumica prej nesh. Ata thonë që është e rëndësishme t’i lëmë reçipetat të ajrosen, kështu “djersitja nuk qelbëzohet”, duke shkaktuar erë të keqe dhe irritim.

Rekomandohet gjithashtu që t’i varni reçipetat, por jo nga rripat, pasi tendosen.

Blini masën e duhur

Shumë prej nesh mendojmë se kemi veshur masën e duhur, edhe pa e matur atë. Forma  e gjoksit mund të luhatet për shkak të ndryshimeve hormonale, shtimit/rënies në peshë, prandaj është e rëndësishme të kontrolloni masën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button