fbpx

Punëtori i NATO-s në Shkup, Shekerinska: Maqedonia me të drejtë pret që të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës

“Maqedonia është partner i besueshëm i NATO-s, me të drejt pret dhe punon që të bëhet anëtarja e saj e 30-të”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, njofton Portalb.mk.

“Treguam se në pjesën e reformave demokratike, sundimit të së drejtës, gjendjeve të mediave, në administratë dhe marrëdhënie politike, Maqedonia ka bërë hapa të mëdha dhe ajo na jep të drejtë ta presim atë ndryshim në shtet që ta verifikojnë, konfirmojnë dhe vlerësojnë të gjithë anëtaret e Aleancës”, tha Shekerinska në konferencën e sotme me rastin e punëtorisë – NATO për koordinim të partneriteteve ushtarake, nikoqir i së cilës këtë vit është Republika e Maqedonisë.

Ajo ka shprehur shpresë që NATO do ta njohë vendosmërinë, përkushtimin dhe vullnetin e fortë politik të Qeverisë dhe shumicës së qytetarëve të Maqedonisë për mënjanimin e prioritetit strategjik për anëtarësim në Aleancë.

“Me përkushtim dhe me tërë angazhimin e përfaqësuesve të armatës sonë në misionet paqësore, Maqedonia tregon se është partner i besueshëm dhe se kemi çfarë t’i ofrojmë Aleancës. Mu për këto arsye vlerësojmë se me të drejtë Maqedonia pret dhe punon që të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s”, tha Shekerinska.

Ashtu siç ka theksuar zëvendës/shefi i Shtabit Ushtarak nga Drejtoria për Partneritet e NATO-s, Egil Pederson, Maqedonia është partner i vlefshëm i Aleancës.

Në këtë punëtori të NATO-s kanë marrë pjesë 180 përfaqësues nga vendet e NATO-s dhe vendet partnere. Është biseduar për operacionet e udhëhequra nga NATO dhe pjesëmarrja e partnerëve në këto operacione, harmonizimin e proceseve të partnerëve, edukimin, por edhe trajnimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button