Ish-presidenti Bush shtrohet në spital
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H. W. Bush, u shtrua në spital për shkak të një infeksioni.
Mediat amerikane raportojnë se ai është nën kujdes intensiv, transmeton REL.
Një zëdhënës i familjes tha se Bush ka marrë një infeksion që po përhapet në gjak, porse ai “po u përgjigjet trajtimeve”.
Bush ka qenë president nga viti 1989 deri më 1993.
Gruaja e tij, Barbara Bush, ka vdekur të martën e kaluar.
Çifti ka qenë i martuar për 73 vjet.