Shkaku i Kosovës, Spanjës i merret organizimi i Kampionatit Evropian

Federata Evropiane e Peshëngritjes (EFW) ka vendosur që Spanjës t’i merret organizimi i Kampionatit Evropian për garuesit deri në 23 vite, pasi nuk u lejua hyrja në vend e peshëngritësve të përfaqësueses së Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Spanjës, e cila nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, nuk i është përgjigjur letrës së EFW-së, në të cilën kërkohej që tu lejohet hyrja garuesve kosovarë në vend, kështu shteti më i madh në Gadishullin Pirenej mbeti pa organizimin e një kampionati kontinental.

Kampionati Evropian i peshëngritjes U-23 sipas të gjitha gjasave do të mbahet në Poloni nga 24-31 tetor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button