Multanovski: Ka vend për Ballkanin Perëndimor në BE

“Vlerësoj se ka vend për vendet e Ballkanit Perëndimor në BE dhe ai proces nuk do të ndalohet”, thotë ambasadori i Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanovski në intervistën javore të Radio Evropës së Lirë në gjuhën maqedonase, njofton Portalb.mk.

“Qëndrimi i Polonisë në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Evropian është që defintiivsht ne vlerësojmë se jemi promovues të politikave të zgjerimit, njëri ndër promovuesit më të mëdhenj në BE për idenë e zgjerimit. Vlerësojmë se ka vend për vendet e Ballkanit Perëndimor në BE dhe ai proces nuk duhet që të ndalohet. Për atë ne e respektojmë punën tuaj të vlefshme dhe gjithashtu përpiqemi që ta promovojmë idenë dhe tani trendin në BE dhe sjelljen e stabilitetit, zhvillimit ekonomik, rritjen e standardit të jetës. Njëkohësisht, bëhet fjalë për sigurinë dhe ne këtë çështje shumë e vlerësojmë. Nga gjithë kjo ne kemi dobi, duam që vendet e Ballkanit perëndimor të kenë dobi nga ky proces dhe e përkrahim edhe rolin e tyre në drejtim që të bëheni anëtare në BE”, thotë ai.

Në pyetjen se sa rreziqet nga përforcimi i ndikimit rus në Ballkan kontribuojnë që BE dhe SHBA më shumë të interesohet për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ai thotë”

“Mund të themi se Rusia po kryen politikë shumë agresive ndaj Perëndimit dhe përpjekjet e saja me qëllim të ndryshimit të rendit ndërkombëtar, duke mos i pasur parasysh obligimet ndërkombëtare. Njëkohësisht, dua që të potencoj se ne si vende anëtare të BE-së dhe NATO duam që të kemi marrëdhënie pragmatike në lidhje me Rusinë, që të kemi dialog, por njëkohësisht ta respektojmë të drejtën ndërkombëtare. Ajo çfarë po ndodh tani në drejtim të marrëdhënieve të Maqedonisë dhe Greqisë, është veçanërisht e rëndësishme, si në aspektin që ata t’i zhvillojnë bisedimet për stabilitetin e ardhshëm të vendit, por edhe në atë që të ketë stabilitet në rajon“, deklaroi Multanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button