Alarmante, dënohen për një natë rreth 250 shoferë në gjendje të alkoolizuar

Mbrëmë vetëm brenda një nate në rajonin e Shkupit janë dënuar 248 shoferë për shkak se kanë vozitur në gjendje të alkoolizuar mbi nivelin e lejuar, njoftoi policia.

Kjo tregon se rrugët e Shkupit janë të pasigurta, e posaçërisht për këmbësorët. Aksioni i policisë është realizuar nga ora 23 deri ora 05 të mëngjesit. Me këtë rast janë kontrolluar 1.234 shoferë, kurse te 726 prej tyre është kryer alkotest, prej të cilëve 248 kanë rezultuar në gjendje të alkoolizuar.

Edhe 252 shoferë tjerë janë dënuar për vepra tjera kundërvajtëse, shkruan Sdk.mk. Policia ka njoftuar se është pajisur me 80 aparate të reja (dregerë) për alkotest, duke paralajmëruar masa më rigoroze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button