Moti sot në Maqedoni
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare nga drejtime të ndryshme.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 2 deri 13 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 18 deri 24 gradë celsius, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngrohtë, me temperaturë maksimale deri 23 gradë celsius.