Mançevski: Regjistri Elektronik i Popullsisë nuk do ta zëvendësojë regjistrimin e popullsisë

“Regjistrimi Elektronik i Popullsisë duhet të jetë hap drejt digjitalizimit të shërbimeve të qytetarëve dhe aspak nuk është e paraparë që ta zëvendësojë regjistrimin e rregullt të popullsisë, të cilin duhet ta zbatojë Enti Shtetëror për Statistika”, ka theksuar ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, në debatin e parë publik që u mbajt sot për propozim – ligjin për Regjistër Qendror të Popullsisë dhe propozim – ligjin për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike, njofton Portalb.mk.

“Regjistri Qendror i Popullsisë (RQP) është baza që duhet t’u ofrojë qytetarëve shërbime elektronike, gjegjësisht të njëjtat të jenë më të shpejta, më efikase dhe më të lira nga administrata. Në propozim – ligj parashihen 17 lloje të të dhënave që do të mblidhen nga institucione të ndryshme, gjegjësisht do të formohet identitet njëfarë lloj identiteti i qytetarëve në format që do të mundet ta shfrytëzojë tërë administrata. Por, ajo nuk është zëvendësuese për regjistrimin e popullsisë”, sqaroi Mançevski.

Në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ministri ka theksuar se me këtë debat, një ditë pas Samitit Digjital që në dy ditët e kaluara është mbajtur në Shkup, fillon digjitalizimi masiv dhe tanimë po përgatitet baza teknike dhe softueri për këtë regjistër, por edhe për Portalin Nacional për Shërbime Elektronike, e cila duhet që të funksionojë për disa muaj dhe do të mundësojë që të mënjanohen situatat nga e kaluara ku qytetarët janë maltretuar për nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme.

“Regjistrin do ta bëjmë me të dhëna të kryqëzuara nga institucionet e ndryshme, që ai të ketë bazë fillestare që të gjitha institucionet t’i shfrytëzojnë të dhënat dhe të japin shërbime elektronike, ndërkaq në ndonjë fazë të ardhshme do t’u ofrohej edhe subjekteve komerciale, për shembull bankave”, tha Mançevski.

Për pajisjet teknike dhe për softuerin i cili do të mundësojë lidhje të institucioneve shtetërore në aspektin e të dhënave të qytetarëve dhe që qytetarëve t’u jepen ofrohen shërbime elektronike janë të parapara 500.000 euro nga BE dhe 200.000 euro nga Buxheti Nacional.

Eksperti ndërkombëtar nga Bullgaria, Georgi Dimitrov, i cili ka punuar në digjitalizimin e shërbimeve në vendin e tij, në debat ka theksuar se bëhet fjalë për proces të rëndë, por se Maqedonia është në pozitë të shkëlqyer që ta zbatojë shumë më lehtë dhe në mënyrë më efikase se sa vendet tjera. Ai ka theksuar se vëmendje të veçantë duhet që t’i kushtohet transparencës së të dhënave, gjegjësisht ata të jenë në format që do të mundet lehtë të bëhet përpunimi makinerik, por theksoi se patjetër duhet që të ndërmerren të gjitha masat për mbrojtje të madhe të privatësisë së qytetarëve, gjegjësisht mbrojtjes së të dhënave të tyre nga keqpërdorimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button