Një “BMW X3” është përplasur me dy shtylla elektrike në Reçicë të Madhe

Dje rreth orës 18.30, në rrugën rajonale Pirok – Tetovë, në fshatin Reçicë e Madhe, një veturë “BMW X 3” me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në dy shtylla prej druri të rrjetit elektrik.

“Drejtuesi, i cili ka qenë vetëm në veturë, ka marrë lëndime trupore, dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për dhënien e ndihmës mjekësore. Sipas njohurive të para nga hetimet e kryera, shkaku i daljes së veturës nga rruga, është shpejtësia e papërshtatshme me kushtet në rrugë, ndërkaq dëmi material llogaritet gjithsej 100 mijë denarë”, thuhet në kumtesën e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button