fbpx

Tetovë, ende nuk është ndërtuar rruga e dëmtuar në vërshimet e para 3 viteve në Reçicë të Madhe (FOTO)

Ende nuk ka mbaruar ndërtimi i rrugës së fshatit Reçicë e Madhe, komuna e Tetovës, e cila u dëmtua pas vërshimeve të vitit 2015. Është rregulluar vetëm shtrati i lumit ndërsa banorët ankohen se janë të harruar nga autoritetet komunale, njofton Portalb.mk.

Ata thonë se përpos nevojës së rrugës në shekullin 21, pluhuri dhe balta janë duke i ngulfatur.

“Nuk mund të dalim as jashtë nga pluhuri, kur bie shi ka shumë baltë, i kemi dëmtuar edhe veturat nuk mund as të lëvizim, vetëm janë duke premtuar por siç shihet rruga ka mbetur askund“ thotë Besmir Idrizi.

“Nuk e kuptoj pse është lënë pas dore nga Komuna kaq gjatë dhe në këtë mënyrë. Na kanë marrë në qafë, kjo është shumë keq, të mos kemi rrugë funksionale në shekullin 21 “ thotë Rakip Esati për Portalb.mk.

Nga ana tjetër, nga Komuna e Tetovës, gjegjësisht nga sektori për tokë ndërtimore dhe komunikacion thonë se procesi ende vijon.

“Tash është faza e tenderimit për dokumentacion dhe ka matje gjeodezike, komuna do të bëjë fillimisht projekt për këtë rrugë sepse parashihet të bëhet rrugë komplet me trotuare e ndriçim publik“ thonë nga ky sektor për Portalb.mk.

 

Reçica e Madhe dhe ajo e Vogël pas përmbytjeve (FOTO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button