fbpx

MPPS: Do të ketë zhvillim të Indeksit Nacional për Barazi Gjinore

Ministrja e Punës dh Politikës Sociale (MPPS) në bashkëpunim me Entin Shtetëror të Statistikave në Republikën e Maqedonisë dhe Institutin Evropian për Barazi Gjinore nga Vilnus të Lituanisë, do ta zhvillojnë Indeksin Nacional për Barazi Gjinore, njofton Portalb.mk.

“Indeksi në fjalë paraqet indikator të vetëm të kompleks i cili e shpreh realitetin e shumanshëm të barazisë gjinore. Me llogaritjen e Indeksit të Barazisë Gjinore për Republikën e Maqedonisë, me këtë indikator do të bëhej krahasim me BE-në dhe vendet e tyre anëtare në lidhje me barazinë gjinore, duke e pasur parasysh se liderët evropian e drejtojnë fokusin drejt kësaj problematike dhe ndërmarrin masa, duke sjellë dispozita të reja ligjore që të mos e zvogëlojnë pabarazinë”, thuhet në kumtesën e MPPS-së.

Për këtë qëllim, Instituti Evropian për Barazi Gjinore ka realizuar konsultime për bashkëpunim në zhvillimin dhe avancimin e Indeksit Gjinore. Përveç takimit me ministren e MPPS-së, Milla Carovska, Langbak ka realizuar takime edhe me përkrahësit tjerë të barazisë gjinore në Republikën e Maqedonisë, në mesin e të cilëve janë anëtarët e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave dhe Klubin e Grave Parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button