Pengmarrje në avionin e Air China, arrestohet një person

Një anëtar i ekuipazhit të avionit komercial Air China është marrë peng, ndërsa mjeti fluturues është detyruar të aterojë në aeroportin në Zhengzhou, në vend se në Pekin siç planifikohej, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Drejtoria për Aviacion Civil të Kinës (CAAC) u njoftua se një pasagjer i avionit që fluturonte në relacionin Changsha-Peking, mori peng një anëtar të ekuipazhit, ku si pasojë avioni riorinetua në aeroportin tjetër.

Në njoftimin thuhet se pasagjeri në klasin biznesor duke përdorur lapsin mori peng anëtarin e ekuipazhit dhe kërkoi ndryshimin e rrugës.

Avioni ateroi në aeroportin në Zhengzhou, ndërsa pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurtë.

Policia arrestoi personin e dyshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button