Interneti rritet, bashkë me të dhe censura, keqtrajtimi dhe lajmet e rrejshme

Pjesë e madhe e njerëzve bëhet gjithnjë e më të vetëdijshëm për ndikimin e vërtetë të internetit ndaj shoqërive tona, ekonomive dhe mirëqenien personale, gjegjësisht i hapin sytë për faktin se “sa është i shëndetshëm interneti” nuk është vetëm çështje teknike, por edhe “njerëzore”, thuhet në raportin “Gjendja shëndetësore e internetit 2018” e përgatitur nga Fondacioni “Mozila”, njofton Portalb.mk.

Sipas përgatitësve, nuk është e lehtë që të jepet përgjigje e shkurtër e pyetjes se në çfarë gjendje është interneti dhe shfrytëzuesi i saj, por megjithatë theksojnë se punët po përmirësohen në tre kategori: qasje, dispozicion, enkriptim.

Përkundër saj, rastet përkeqësohen në pikëpamjen e censurës, keqtrajtimit-online dhe shfrytëzimit të energjisë elektrike.

Raporti “Shëndeti i internetit 2018” është grupuar në pesë kategori: privatësi dhe siguri, transparencë, njohuri elementare në ueb dhe decentralizim. Sipas autorëve, gjatë vitit të kaluar, arsyet më të mëdha për shqetësim të “shëndetit” të internetit janë siguria e internetit të gjërave, lajmet e rrejshme dhe lojtarët e mëdhenj IT.

pjesën për lajme të rrejshme, shembull, nëpërmjet së cilës ilustrohet ky fenomen është përvojë e një pjese të Fondacionit për Internet dhe Shoqëri të Hapur “Metamorfozis”, e cila në vitin 2012 me ndihmën e USAID e ka themeluar “Shërbimin për Verifikimin e Fakteve në Media”.

Për lajmet e rrejshme, përndryshe, përveç temave “kujdestare” për Rusinë dhe zgjedhjet në SHBA në vitin 2016, theksohet se dezinformomi në mediat sociale bëhet temë që e shqetëson tërë botën.

Njëkohësisht parashihet se deri në vitin 2020, madje 30 miliardë pajisje të ndryshme të jenë online, që mund të keqpërdoren nga njerëzit qëllimkëqij dhe ndërmarrjet e ndryshme. Tejkalimi i rrezikut nënkupton përmirësim të softuerit të keq, harduerit dhe praktikave të shfrytëzimit.

Si e para në fushat “jo të shëndosha”, është e theksuar kategoria e transparencës dhe të dhënave, gjegjësisht bllokimi i qasjes deri te mediat sociale dhe aplikacionet për komunikim, për pjesë të madhe të popullsisë së botës. Ajo ka ndodhur në Kinë, Rusi, Indi, Turqi, Iran, Ukrainë, Egjipt, Brazil dhe Sudan.

Në pikëpamje të kyçjes digjitale, thuhet se edhe pse kompanitë mediatike bëhet gjithnjë e më të vetëdijshëm për keqtrajtimin-online, situata bëhet kritike. Përveç kësaj, shumë lojtarë të mëdhenj fillojnë ta shfrytëzojnë inteligjencën artificiale, por gjithashtu, ashtu siç thuhet në raport, ndonjëherë gabimisht e bllokon fjalën e lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button