fbpx

Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor, lidhje digjitale e vendeve të rajonit dhe afrim me BE-në

“Samiti Digjital paraqet mundësi të vetme për diskutim të të gjitha çështjeve të theksuara në Strategjinë Digjitale, siç janë zvogëlimi i çmimit të roamingut me vendet e BE-së dhe heqjen e plotë të roamingut mes vendeve të rajonit, sigurisë kibernetike, rritja e aftësive digjitale të qytetarëve dhe lidhja digjitale e vendeve të rajonit mes vete”, deklaroi sot ministri i Shoqërisë Informatike  dhe Administratës, Damjan Mançevski, duke paralajmëruar mbajtjen e Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor në Shkup më 18 dhe 19 prill, raporton Portalb.mk.

“Ngjarja paraqet pjesë nga Procesi i Berlinit dhe ka për qëllim koordinimin rajonal dhe afrimin e rajonit me Bashkimin Evropian. Samiti i mbledh në një vend, përfaqësuesit e të rinjve, bizneseve, organizatave rajonale, shoqërisë civil dhe komunitetin akademik, me qëllim të përbashkët, për këmbim të ideve dhe propozimeve për definimin e veprimit të përbashkët. Programi zyrtar i Samiti përmban 4 panel diskutime të cilat janë për aftësi digjitale, për siguri kibernetike, për lidhje digjitale dhe ekonomi dhe shoqëri digjitale. Pjesë e aktiviteteve të Samitit do të jenë edhe aktivitet tjera të cilat do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët e interesuar”, deklaroi Mançevski.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski FOTO: Portalb.mk/Suad Bajrami
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski FOTO: Portalb.mk/Suad Bajrami

Ministri deklaroi se ky samit në fokus do ta ketë rritjen digjitale dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian, ndërkaq sipas tij, kjo do të hapë mundësi për vende të reja të punës.

“Në Strategjinë e fundit të Ballkanit Perëndimor për herë të parë, rol të rëndësishëm i është dhënë zhvillimit të agjendës digjitale. Maqedonia më nuk është vend i izoluar, por është vend e cila avancohet dhe përgatitet që sa më shumë të ketë lidhje me fqinjët dhe ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore. Mu për atë, këto dy ditë, në fokus do të jetë se si të rritet lidhja digjitale dhe bashkëpunimi në fushën e IT-së mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Transformimi teknologjik dhe digjitalizimi kanë ndikim të madh në vendet e punës, industritë, arsimit dhe sistemet sociale. Ajo ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor vendit tonë. Veçmas digjitalizimin dhe transformimi digjital kjo Qeveri e sheh si mundësi të madhe për hapjen e vendeve të reja të punës me rroga shumë të larta dhe të dinjitetshme”, deklaroi Mançevski.

Ndryshe ky Samit është një prej ngjarjeve më të mëdha rajonale, ku do të marrin pjesë të gjithë kryeministrat e Vendeve të Ballkanit Perëndimor, ministrat përgjegjës për agjendën digjitale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, vendet anëtare në nivel ministrash – përfaqësuesit e qeverive nga Procesi i Berlinit, eurokomesarja Maria Gabriel dhe eurokomesari Johanes Han, përfaqësues nga Komisioni Evropian, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, përfaqësues nga industria e IT-së, sektori i biznesit, komuniteti akademik, organizata civile, të rinj etj.

Gjithsej janë të parapara që për këtë Samit të harxhohen mbi 400.000 euro, prej të cilave nga Buxheti i Maqedonisë janë ndarë 79.000 euro, nga ndihmës të ndryshëm të Samitit 166.000 euro, nga kompanitë të cilët marrin pjesë (sponsorë) 111.000 euro, nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim 50.000 euro dhe nga Fondacioni Ndërkombëtarë Gjerman për Bashkëpunim 5.000 euro.

Agjendën e plotë të Samitit mund ta gjeni: KËTU

Shkupi është nikoqir i Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button