Pas Erdoganit, Daçiq i këndon edhe ministrit të Jashtëm të Greqisë Koxias (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, mbrëmë në mbrëmjen solemne në nder të kolegut grek, Nikos Koxias, ka kënduar këngë në gjuhën amë të mysafirit. Koxias ka pasur edhe dëshirë të veçantë muzikore, njofton Portalb.mk.

Daçiq e ka pritur Koxiasin në “Vila Mir”, ndërkaq në incizimin e “Blic” mundet të dëgjohet se shefi i diplomacisë serbe e këndon këndën e njohur greke “Mi mu timonis matia mu”.

Koxias më pas i ka kërkuar Daçiqit që t’ia këndojë këndën serbe “Tamo Daleko” dhe i ka thënë se ajo është kënda më e bukur në botë. Ministri serb ia ka plotësuar dëshirën Koxiasit.

Ndryshe më parë Daçiq edhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, ia ka kënduar një këngë në gjuhën turke.

Në darkën për nder të vizitës së presidentit turk Daçiq ia ka kënduar këngën “Osman Aga” Të gjithë filluan të duartrokasin, derisa i pari i diplomacisë serbe u afrua në tavolinën e presidentit serb dhe homologut të tij turk, për të kënduar në gjuhën turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button