fbpx

Tetovë, trotuari vazhdimisht i bllokuar me vetura, këmbësorët në rrugë (FOTO )

Trotuari në bulevardin “Video Smilevski Bato” në Tetovë vazhdimisht është i bllokuar nga veturat e parkuara. Kjo i detyron këmbësorët të ecin në rrugë, përderisa rrezikohen të aksidentohen nga veturat që kalojnë përreth, njofton Portalb.mk. 

Në këtë rrugë nuk është paparë parkim i veturave por edhe përkundër kësaj shumica e vozitësve parkohen. Bulevardi i cili të çon në stacionin e autobusëve, stacionin hekurudhor dhe qendrën sportive qëndron pengon vazhdimisht lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në qytetin e Tetovës thonë se vend-parkimi caktohet nga ana e Komunës së Tetovës, ndërsa ata me policë të komunikacionit mundohen që të ndalohet parkimi në këtë pjesë. Por dukshëm nuk ka efekt.

”Sektori për punë të brendshme nuk përcakton vend parkimet në qytet, këtë e bën Komuna e Tetovës. Por dihet se ai vend nuk është parashikuar për parkim të veturave, është trotuar dhe në se SPB jemi të angazhuar dhe marrim masa që në atë vend të mos parkohen vetura “ thotë për Portalb.mk. Marijan Josifovski zëdhënës i SPB-së.

Kjo pjesë e rrugës vazhdon të mbetet  bllokuar dhe më tutje, ndërsa qytetarët të moshuar dhe fëmijët duhet të ecin në mes të rrugës, deri sa policia dhe komuna të gjejnë një zgjidhje afatgjatë për të liruar këtë pjesë të trotuarit. As aksioni i komunës së Tetovës për të liruar hapësirat publike i bërë javë më parë nuk arriti të lirojë këtë pjesë të qytetit.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi para zgjedhjeve të fundit lokale publikisht premtoi se do të zhbllokohen hapësirat e uzurpuara, por pastrimi i bulevardit lë për tu dëshiruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button