fbpx

Një nga drogat më të rrezikshme në botë prodhohej në fshatin Gërçec të Sarajit, policia arrestoi një person

Sektori për shkatërrimin e kriminalitetit serioz dhe të organizuar- Njësiti për tregti të ndaluar me drogë deri te Prokuroria Publike Shkup, ka dorëzuar padi penale kundër B.M (36) nga fshati Gërçec, komuna e Sarajit, rrethi i Shkupit dhe për O.K (58) nga Republika Çeke për ekzismin e dyshimeve se personat kanë kryer veprën penale “prodhim të ndaluar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, psikotope dhe perkusore”, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të policisë, me datë 3 prill, në bazë të urdhrit të gjykatës, punonjësit e policisë kontrolluan shtëpinë e B.M. në fshatin Gërçec por i njëjti nuk ka qenë në shtëpi. Gjatë bastisjes policore, u gjetën disa lloje të kimikateve të cilat janë ruajtur në shishe dhe tuba dhe kanistra, të cilat policia i konfiskoi për ekspertizë, njofton Portalb.mk.
Ekspertiza  ka treguar se bëhet fjalë për substanca të drogave sintetike me bazë Metamfetaminën.

Gjatë muajit mars, B.M. dhe O.K. kanë instaluar mjetet në shtëpinë e B.M në fshat dhe së bashku kanë filluar procesin e prodhimit të drogës sintetike.

O.K. gjendet në paraburgim 30 ditor ndërsa B.M. është në ikje dhe policia e kërkon, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button