fbpx

Kosova, e para në turneun në Turqi

Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka morën të artën, ndërsa Fjolla Kelmendi fitoi të argjendtën në kategorinë e vet.

Kosova ka dalë të jetë shteti më i suksesshëm në turneun e xhudos që ka përfunduar sot në Antalya të Turqisë.

Me gjashtë garues, Kosova arriti të sigurojë tri medalje të arta dhe një të argjendtë, duke kaluar edhe shtete që kishin edhe 26 garues, siç ishte rasti i Rusisë, përcjell albinfo.ch.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka morën të artën, ndërsa Fjolla Kelmendi fitoi të argjendtën në kategorinë e vet. Akil Gjakova mbylli garën në pozitën e shtatë.

Loriana Kuka fitoi medaljen e artë të dielën në kategorinë deri në 78 kg. Loriana është mbesa e trajnerit Driton Kuka, derisa jeton dhe vepron në Zvicër.

Trajneri është shprehur shumë i kënaqur me këtë sukses. “Për herë të parë në Grand Prix – Kupë Botërore Kosova, e para në mesin e 50 shteteve pjesëmarrëseve! Disi, Nora, Lori, Fjolla, Akil e Leutrime ju që aq fuqishëm na prezantuat në Antalia po i tregoni Botës që merituam lirinë e shtetin. Bota s’do ju kishte njohur ju në krye me xhudisten më të mirë që ka parë Bota ndonjëherë kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi, do të ishte humbje e madhe të mos ju njihnin vlerat!

Tash po vërtetohet teza që ndër shekuj popullin tonë e kanë ndarë e copëtuar se janë frikësuar vlerave që kemi! Tash s’do mund të na ndaloj më kurrë askush!”, shkruan Kuka në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button