Kjo është mënyra më e mirë për të pastruar sfungjerin e makeup-it

Kur bëhet fjalë për triket e grimit vajzat janë gjithë sy e veshë për të mësuar diçka të re. Sfungjeri ose siç njihet ndryshe “beauty blender-i” është mjeti i cili iu lehtësoi jetën shumë vajzave. Ai e bën më të lehtë hapjen e makeup-it dhe triket për përdorimin e tij janë të shumta, por ai bëhet pis shumë shpejt dhe larja e tij nuk është edhe aq e thjeshtë, shkruan Class.

Një gjë po aq e rëndësishme sa grimi është edhe pastrimi i mjeteve që na ndihmojnë për t`u grimuar. Beauty blender-i duhet të pastrohet sa më shpesh, pasi mbledh baktere të cilat mund të na shkaktojnë puçrra ose efekte të tjera të padëshiruara në lëkurë. Julianna Asouzu është një studente, e cila ka ndarë në Twitter një mënyrë se si mund të pastohen sfungjerët në mënyrë perfekte dhe kjo video u bë virale. Sipas saj, mjafton që sfungjerët t`i vendosësh në një enë plastike me ujë të ngrohtë dhe enën ta fusësh në mikrovalë për një minutë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button