Policia gjermane: Shoferi i furgonit nga Muenster veproi i vetëm

Policia gjermane ka njoftuar se personi që shtypi turmën e njerëzve në qytetin Muenster të Gjermanisë të shtunën ka vepruar i vetëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtetasi gjerman me furgon hyri midis njerëzve të cilët ishin ulur përpara birrarisë së famshme në qendër të Muensterit duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 20 të tjerë. Pas incidentit, 48-vjeçari bëri vetëvrasje me armë zjarri.

Identiteti i tij nuk u publikua ndërsa prokurorët gjermanë ende nuk e dinë arsyen se përse ai goditi këmbësorët në pjesën e vjetër të qytetit në perëndim të Gjermanisë.

“Deri më tani nuk kemi asnjë gjurmë në lidhje me prapavinë e aktit. Hetimet po bëhen nën një presion të madh në të gjitha drejtimet e mundshme”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Prokurorit Martin Botzenhardt dhe policisë.

Mediat gjermane thonë se ai ishte një dizajner industrial i cili kishte probleme mendore por policia ende nuk ka konfirmuar pretendimet e mediave.

Policia kontrolloi furgonin me të cilin ai shtypi turmën dhe gjeti fishekzjarre të paligjshme, pistoletë të rreme dhe armën me të cilën ai kreu vetëvrasje.

Në këtë incident jetën humbi një 51 vjeçarje nga qarku Lueneburg dhe një 65 vjeçar nga qarku Broken. Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button