Gjuriq në Kosovë: Ne serbët jemi pak, por jemi trima

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka vizituar Kosovën mbrëmë në mesnatë me rastin e Pashkëve Ortodokse – vizita e parë kjo pas arrestimit të tij nga autoritetet e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në deklarimin e tij për media, ai ka thënë se serbët përkundër se janë popull i vogël, janë shumë trima dhe liridashës.

“Serbët janë numerikisht pak, por jemi popull trim dhe liridashës dhe ne do të qëndrojmë këtu në Kosovë, do të dimë si ta mbrojmë popullin tonë në Kosovë, sepse këtu për më shumë se 1000 vjet kemi ndërtuar identitetin e të gjithë kombit serb”, ka pohuar Gjuriq.

“Është ndërtuar në të kaluarën, por po vazhdon të ndërtohet edhe sot dhe të jeni të sigurt se do të ndërtohet edhe në të ardhmen”.

Ai, duke u uruar Pashkët të gjithë besimtarëve, tha se për këtë kohë mesazhi i tij është “këmbëngulja, qëndrueshmëria dhe dashuria për të gjithë”.

Në liturgjinë në Manastirin e Banjskës në Zveçan, e cila u udhëhoq  nga Igumani Danilo, gjithashtu ishte i pranishëm edhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button