fbpx

Ka ndërruar jetë reperi kosovar B-52, anëtar i grupit TBA

Është ndarë nga jeta reperi Gëzim Hajdini, i njohur për publikun si B-52, i cili ishte pjesë e labelit të famshëm TBA.

Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura, gjersa njoftimi ka ardhur nga anëtarët e tjerë të labelit, të cilët kanë shprehur ngushëllime në rrjetet sociale.

“R.I.P B52. Shpirti në paqe nga TBA Staf. Këngët e tua kanë me mbet kujtim!”, shkruhet në njoftimin e faqes së labelit TBA, The Bloody Alboz në Facebook.

Gëzim Hajdini apo siç njihej me epitetin B-52 ka qenë pjesë e dy grupeve: TBA (The Blody Alboz) dhe Alboholics. Lindi në Prishtinë dhe me pas emigroi në New York, përkatësisht në Bronx.

Disa nga këngët e njohura të tij ishin “Destinacion” , “Nertok”, “Ajo po m’kqyr mu” etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button