Maqedoni, besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

Besimtarët Ortodoksë sot festojnë festën më të madhe Pashkët – Ringjallja e Krishtit, dita kur Jezu Krishti tregoi fuqinë e tij hyjnore dhe u ngrit nga të vdekurit. Ringjallja e Krishtit u njoftua në mesnatë në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase, ndërsa sot mbahen liturgji të ringjalljes.

Ashtu si çdo vit, edhe mbrëmë shumë besimtarë ortodoksë në oborrin e tempullit kishtar me qirinj të ndezur në duart e tyre, u lutën për shëndet dhe mirëqenie, të cilën e shoqëroi rituali i thyerjes së vezëve.

Pashkët, ose siç njihet ndryshe “Ringjallja e Krishtit” sipas besimit ortodoks është dita kur Jezu Krishti ka shfaqur fuqinë e tij hyjnore dhe është ngjallur nga të vdekurit.

Kjo festë e krishtere, për besimtarët ortodoks paraqet një gërshetim të besimit dhe traditës dhe fillon të enjten para Pashkëve kur besimtarët ngjyrosin vezët e para me ngjyrë të kuqe.

Për festat e pashkëve do të sigurohet mbrojtje shëndetësore 24 orëshe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button