fbpx

VV: Qeveri e luksit në vendin më të varfër në botë (Foto)

Aktivistë të Vetëvendosjes kanë vendosur sot para objektit të Qeverisë një piramidë, në të cilën e kanë shkruar shumën në total të pagave mujore që marrin zyrtarët e Qeverisë.

Shuma e pagave mujore të qeveritarëve kap shifrën prej 4,074,156.00 euro.

Sipas aktivistit Egzon Haliti derisa Kosova po zhytet në varfëri pushtetarët janë të luksit të cilët përveç pagave shpenzime enorme bëjnë edhe për dreka e darka., transmeton Telegrafi.

Sipas tij në kohën kur rritet varfëria kryeministri ia rrit pagën vetes dhe kabinetit të tij qindpërqind.

Gjatë këtij aktiviteti u tha se kabineti i tanishëm qeveritar është më i madhi në Evropë.

Sipas Halitit, një udhëheqje si kjo e tanishmja nuk ka mundësi të mendojë për mirëqenien e qytetarëve pasi që në vend të kësaj i gënjen qytetarët për liberalizimin e vizave.

“Neve si shtet na duhet fokusi tek sofrat e varfra,  por kjo Qeveri nuk e ka synimin dhe vullnetin për këtë”, tha ai./Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button