Zjarri në banesë i merr jetën 4 vjeçares në Prishtinë, familja nga Shqipëria

Një fëmijë 4 vjeçar ka humbur jetën pasi banesa u përfshi nga flakët sot reth orës 06:15 në Ulpiana-Prishtinë. Policia e Kosovës informon se banesa ishte pronë e një gruaje shtetase e Shqipërisë.

Si pasojë e zjarrit vajza 4 vjeçe ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe më pas ka ndërruar jetë në spital 30 minuta më vonë, transmeton Agjensia e Lajmeve Sot News.

Me 07.04.2018 rreth orës 06:15 në lagjen Ulpiana-Prishtinë është përfshirë nga zjarri banesa prone e një femre shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e zjarrit lëndime të rënda trupore ka pësuar një fëmijë 4 vjeç. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Njësiti i zjarrfikësve ka fikur zjarrin njësitë policore janë duke u marrë me rastin. Rreth orës 07:40, në QKUK, ka ndërruar jetë fëmija që ka pësuar nga zjarri në banesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button