Televizioni iranian censuron logon e Romës… për gjinjtë e ujkonjës!!!

Televizioni shtetëror iranian ka censuruar gjinjtë e ujkonjës në logon e klubit të futbollit AS Roma, gjatë ndeshjes që skuadra italiane luajti ndaj Barcelonës, në Champions League, transmeton Top Channel. 

Ky televizion ka errësuar pjesën e logos ku shihen binjakët themelues të qytetit, Romolo dhe Remo, duke pirë te ujkonja.

Një gjë e tillë ka shkaktuar shumë reagime tallëse në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button