Presidenti rus Putin arriti në Turqi

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin arriti në Ankara në kuadër të një vizite të tij zyrtare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin u prit në Aeroportin Esenboga të Ankarasë nga zyrtarë të lartë shtetëror turq, përfshirë zëvendësministrin e Jashtëm Ahmet Yıldız, si dhe nga ambasadori i Rusisë në Ankara Aleksei Jerhov dhe zyrtarë të ambasadës ruse.

Pas pritjes, Putin pritet të shkojë në Kompleksin Presidencial në Ankara, ku do të pritet nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Përmes një video konferencë, dy liderët do të jenë pjesë e ceremonisë së hedhjes së gurthemelit të Centralit Bërthamor Akkuyu, ndërsa më pas do të realizojnë takim kokë më kokë.

Pas takimit Erdoğan-Putin do të mbahet mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi (UDIK) të bashkëkryesuar nga dy liderët.

Dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media pas mbledhjes dhe nënshkrimit të marrëveshjeve, kurse më pas Erdoğan do të shtrojë një darkë në nder të homologut të tij.

Ndërkaq, Putin nesër do të marrë pjesë në Samitin Trepalësh Turqi-Rusi-Iran, në të cilën do të flitet në lidhje me Sirinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button