Casillas shënoi paraqitjen e 1000-të jubilare në karrierë

Ish-portieri i Real Madridit dhe aktualisht mbrojtësi i rrjtetit të Portos mbrëmë realizoi paraqitjen e 1000-të jubilare në karrierën e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ligën portugeze, Porto u mposht mbrëmë me rezultatin 2:0 nga Belenense ndërsa Casillas shijen e hidhur të humbjes e kaloi më lehtë pasi ai realizoi paraqitjen e 1000-të në karrierën e tij të pasur.

Porto në Twitter konfirmoi se në ndeshjen e mbrëmshme kundër Belenenses ishte paraqetja e 1000-të zyrtare e Casillas i cili karrierën e kishte filluar më 12 shtator 1999 kur për herë të parë qëndroi në portën e Real Madridit.

Ikona e futbollit spanjoll 36-vjeçari Casillas fitoi një numër titujsh me Realin dhe Porton. Ai me kombëtaren e Spanjës ishte kampion i botës dhe dy herë kampion i Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button