fbpx

Mësuesi robot, risia në shkollat e Finlandës

Eliasi, mësuesi i ri i anglishtes në një shkollë në Finlandën jugore, ka durim të pafund. Asnjëherë nuk e bën një nxënës të ndihet në siklet pas një pyetjeje, e mund të kërcejë edhe sipas “Gangnam Style”.

Eliasi është po ashtu një robot. Bëhet fjalë për një opsion për mësimin e gjuhës, që përfshin një robot humanoid dhe një aplikacion, që aktualisht po testohet në një program pilot njëvjeçar, përkrah mësimit të matematikës nga një tjetër robot, në një shkollë fillore në qytetin e tretë më të madh të Finlandës, transmeton Top Channel. 

Roboti Elias mund të flasë 23 gjuhë dhe është i pajisur me një program që e lejon të kuptojë kërkesat e nxënësve. Ai komunikon në gjuhën vendase apo anglisht, si dhe njeh nivelet e aftësive të nxënësve. Disa nga mësuesit njerëz, që kanë punuar me këtë teknologji, e shikojnë si një nga shumë mënyrat e edukimit që mund të përdoret për t’i angazhuar fëmijët më shumë me mësimin.

Sipas tyre, ideja është që fëmijët të përfshihen dhe të motivohen, duke u bërë më aktivë. Përdorimi i robotëve në klasë nuk është diçka e re. Robotët mësues janë përdorur në Lindjen e Mesme, Azi dhe Shtetet e Bashkuara vitet e fundit, por teknologji moderne si shërbimet “cloud” dhe printimi 3D po lejojnë kompani më të vogla inovative të hyjnë në sektor.

Vet nxënësit thonë se janë të ekzaltuar nga mësimi me mësuesin robot. Pavarësisht aftësive të tyre në gjuhën e huaj apo matematikë, paaftësia e robotëve për të ruajtur disiplinën në një klasë filloreje do të thotë se, të paktën edhe për disa kohë vendet e punës të mësuesve njerëz nuk rrezikohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button