Sot shënohet Dita ndërkombëtare për verifikimin e fakteve, të kontribuojmë të gjithë!

Rrjeti ndërkombëtar për verifikim të fakteve në bashkëpunim me organizatat simotra nga e tërë bota sot e shënojnë Ditën ndërkombëtare për verifikimin e fakteve, njofton Portalb.mk.

“Besojmë se verifikimi i fakteve nuk është pune me të cilën duhet të merren vetëm profesionistët por për të pasur një ekosistem preciz informativ duhet secili të jep kontributin e tij” thonë nga Rrjeti ndërkombëtar për verifikim të fakteve.

Pjesë e këtij rrjeti është edhe Fondacioni Metamorfozis, e cila ka pjesëmarrje aktive aktualisht përmes dy projekteve: Vërtetëmatës.mk që fokusohet në deklaratat dhe premtime e zyrtarëve shtetëror dhe lokal si dhe të politikanëve si dhe me Shërbimin për verifikimin e fakteve në media i cili merret kryesish me verifikimin e fakteve në shkrimet mediale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button