fbpx

PSG fiton Kupën e Ligës për të pestën herë me radhë

Paris Saint-Germain (PSG), ka arritur të fitoj për të pestën herë me radhë Kupën e Ligës Franceze, pasi ka mposhtur Monaco-n me një rezultat prej 3-0, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy klubet u përballën në stadiumin Matmut-Atlantique në Bordeaux. PSG në minutën e 8-të me golin e Edinson Cavani nga penaltia, kaloi në epërsi, 1-0. Ndërsa më pas në minutën e 21, argjentinasi Angel Di Maria shënoi golin e dytë për klubin e tij, 2-0.

Në pjesën e dytë të ndeshjes PSG e mbajti nën kontroll lojën, ndërsa në minutën e 85, Cavani sërish shënoi gol, 3-0.

Me këtë fitore PSG arriti të fitojë kupën për të pestën herë me radhë, ndërsa në total 7 herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button