Dhuna në protestë, Meta: Të ruhet qetësia, evitoni konfrontimet

Presidenti Ilir Meta kërkon që situata në rrugën e Kombit të qetësohet, ndërsa ka shprehur keqardhjen për personat e plagosur.

Përmes një reagim për mediat, Meta ka bërë thirrje që të evidentohet dhuna dhe të ketë dialog për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që të normalizohet lëvizja e makinave që janë bllokuar për shkak të protestës.

“Presidenti i Republikes shpreh shqetesimin per situaten e krijuar ne Rrugen e Kombit dhe keqardhjen per personat e lenduar gjate protestes se sotme. Ai ben thirrje per evitimin e dhunes per vetepermbajtje dhe dialog e mirekuptim me qellim  normalizimin e situates dhe kthimin e levizjes normale te automjeteve dhe qytetareve ne pritje.”, shprehet Meta.

Ditën e sotme qindra qytetarë kanë protestuar në hyrje të tunelit në rrugën e Kombit, ndërsa ata kanë shkatërruar kabinën ku janë të vendosur makineritë për pagesën.

Protesta erdhi pas vendosjes së qeverisë që rruga e Kombit të bëhet me pagesë, ku çdokush që kalon në këtë rrugë do të paguajë nga 5 euro deri në 44 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button