Eskalon situata te Rruga e Kombit, shkatërrohen plotësisht pikat e pagesës

Qindra protestues janë përplasur me Policinë e Shqipërisë pranë sporteleve ku duhet të bëhet pagesa për taksën rrugore në Rrugën e Kombit në Kalimash dhe kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke e goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.

Ata u mblodhën në protestë për të kundërshtuar taksën të cilën ata e konsiderojnë shumë të lartë, transmeton REL.

Qeveria e Shqipërisë ditë më parë mori vendim për vendosjen e taksës prej pesë eurosh në Rrugën e Kombit.

Kjo taksë u kundërshtua nga qytetarët e veriut të Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët thanë se tarifa është shumë e lartë.

Opozita e Shqipërisë ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se “taksa Rama në Rrugën e Kombit është grabitje e dyfishtë e shqiptarëve dhe barrierë shtesë mes Shqiperisë dhe Kosovës”.

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se “Rruga e Kombit është një aks strategjik, i cili rrezikohej seriozisht në sigurinë e në qëndrueshmërinë afatmesme, nëse nuk do të ndërhyhej me vendosjen tarifës për përdoruesit”.

Protestuesit në Rrugën e Kombit i vënë flakën sportelit të pagesës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button