Ndërroi jetë akademiku maqedonas Cvetan Grozdanov
Ndërroi jetë mbrëmë në Shkup akademiku maqedonas, Cvetan Grozdanov i cili ishte anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, njoftuan nga Akademia, transmeton Portalb.mk.
Ai ishte ministër i Kulturës në Qeverinë e parë të Republikës së Maqedonisë në vitin 1991/92.
Në tri dekadat e fundit akademiku maqedonas, Cvetan Grozdanov ka kryer hulumtime shkencore për lidhjet kulturore bizantine-sllave, para se gjithash në art, duke filluar nga Shën Kirili dhe Metodi dhe Shën Klimend Ohridski.