SHBA mbështet rajonin në projekte kundër trafikimit të njerëzve

SHBA nxitën sot Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit të Ballkanit që të punojnë më shumë së bashku kundër trafikimit të qenieve njerëzore, për kujdesin ndaj viktimave dhe dënimin e grupeve kriminale, transmeton VoA.

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, foli më shqetësim për këtë dukuri në një konferencë rajonale kundër trafikimit të qënieve njerëzore, “Përmirësimi i shërbimeve dhe vetëdijes për të luftuar trafikimin e personave në Ballkan”.

“Midis burrave të zgjedhur në Shqipëri dhe në ndonjë vend tjetër, janë edhe disa nga ata që kanë trafikuar vajza. Ata duhen dënuar sa më shpejt, se ky është një krim i shëmtuar” – tha ambasadori amerikan Donald Lu.

Ambasadori Lu u bëri thirrje qeverive të rajonit, e sidomos asaj shqiptare, të shtojnë fondet për strehëzat e vajzave dhe fëmijëve, që përpiqen të shkëputen nga trafikimi dhe të shpëtojnë nga rreziqet si viktima të grupeve kriminale për t’u riintegruar në shoqëri.

Projekti për bashkëpunimin rajonal u financua dhe u mbështet nga Departamenti i Shtetit, si një hap me rëndësi në bashkëpunimin rajonal për luftën kundër trafikimit të personave.

Në konferencën rajonale morën pjesë Koordinatoret Anti-trafik të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës, ndërsa zëvendësministrja e punëve të brendshme të Shqipërisë, Rovena Voda, tha se zbatimi i këtij projekti të përbashkët rajonal veprimesh kundër trafikimit të personave, do të sjellë rezultate së shpejti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button