Kurti prezanton alternativën e Vetëvendosjes për dialogun me Serbinë

I pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka vlerësuar se duhet të ketë një dialog kombëtar për bisedimet me Serbinë, transmeton Klan Kosova.

“Karshi Serbisë duhet të kemi një qëndrim të përbashkët. Kjo nuk nënkupton kundër serbëve të Kosovës, mirëpo në raport me Serbinë” është shprehur Kurti.

Këto komente ai i bëri gjatë tryezës së organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Alternativa e Vetëvendosjes për Dialogun Kosovë – Serbi”.

Kurti tha se Serbia e do shkëmbimin e territoreve, kjo pasi, sipas tij, Kosova nuk mund të marrë luginën dhe kështu nënkuptohet se ka hequr dorë nga veriu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button