fbpx

I biri i Mursit i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të të atit

Ahmed Mursi, i biri i presidentit të parë të zgjedhur të Egjiptit Muhamed Mursit, tha se ekzistojnë informacione se gjendja shëndetësore e të atit është përkeqësuar si kurrë më parë.

Në postimin njoftues të titulluar “Njoftim urgjent për të gjithë të interesuarit pavarësisht anëtarësisë dhe orientimit” në llogarinë e tij, Ahmed Mursi tha se ekzistojnë informacione se gjendja shëndetësore e babait 66 vjeçar është përkeqësuar si kurrë më parë dhe se gardianët e injorojnë gjendjen në fjalë, transmeton Anadolu Agency.

Duke theksuar se për jetën dhe mostrajtimin e duhur të të atit përgjegjës janë Presidenti Abdulfettah es-Sisi dhe ministri i Brendshëm Majdi Abdul Ghaffar, Ahmed Mursi u bëri thirrje “Botës islame dhe arabe dhe njerëzve të ndershëm të Egjiptit” që të mbështesin të drejtat e babait të tij duke filluar nga shërbimi i duhur shëndetësor.

Kushtet e burgimit nuk janë sipas kritereve

Në një njoftim të publikuar dje nga një delegacion i pavarur i Parlamentit britanik, u bë e ditur se kushtet e burgimit të Muhamed Mursit në burgun Tora në jug të Kajros “Nuk u përshtaten as kritereve të Egjiptit e as kritereve ndërkombëtare” dhe se këto kushte “janë të llojit që mund të përshpejtojnë vdekjen”.

Ish kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit britanik dhe deputeti i Partisë Konservatore, Crispin Blunt, më parë ka vënë në pah se Mursi nuk është një i burgosur i zakonshëm dhe se “Nëse i ndodhë diçka atij derisa ndodhet në burg, kjo do ketë pasoja më të mëdha se vdekja e një të burgosuri të thjeshtë”.

Mbahet në qeli një personëshe 

Muhamed Mursi mbahet në qeli një personëshe edhe përkundër faktit se është në “rrezik për jetë”

Mursi, u përmbys nga detyra e presidentit pas grusht shtetit ushtarak të vitit 2013 në Egjipt. Për shkak të gjendjes shëndetësore shumë herë nuk ka marrë pjesë as në seancat gjyqësore. Në një prej seancave ku ka marrë pjesë, pati deklaruar: “Gjendjen nuk e kam të mirë dhe po përkeqësohet dita-ditës dhe më shumë”, duke shtuar se ka nisur të mos shohë me syrin e majtë.

Në një seancë të ardhshme, Mursi deklaroi se dëshiron të takohet me delegacionin mbrojtës dhe se nuk do të heqë dorë nga e drejta për trajtim. Ai më tej shtoi se ka çështje që e ndikojnë jetën e tij dhe se për shkak të mosushqyerjes dy herë ka rënë në komë diabetike.

Për këtë arsye, familja e Mursit, ka kërkuar që ai të dërgohet në një qendër shëndetësore private shpenzimet e të cilave do të paguhen nga vet familja. Duke marrë parasysh problemet shëndetësore të Mursit, gjykata në nëntor të vitit 2017 vendosi që Mursi të dërgohet në një spital privat megjithatë ky vendim deri më tani nuk është zbatuar.

Zyrtarët egjiptianë pretendojnë se Mursit po i ofrohet trajtimi i nevojshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button