fbpx

Luftë e “përgjumur” e policisë së Maqedonisë me korrupsionin e madh në vend

Qytetarët e Maqedonisë vlerësojnë se jetojnë në një ndër shtetet më të korruptuara në Evropë. Por, edhe përskaj kësaj, të dhënat tregojnë se kur bëhet fjalë për luftë aktive kundër kësaj të keqe shoqërore, përpjekjet e organeve të ndjekjes janë të parëndësishme. Krahasuar me trendet në luftën e korrupsionit në vendet e rajonit, rezultatet në Maqedonia janë zhgënjyese.

Indeksi i perceptimit të korrupsionit nga Transparency International
Indeksi i perceptimit të korrupsionit nga Transparency International

Nëse krahasohen, për shembull, pozitat e Maqedonisë dhe Shqipërisë në Indeksin për perceptim të korrupsionit të Transparency International në 5 vitet e fundit, saktë shihet ky trend. Në Maqedoni ka rritje drastike të perceptimit për nivelin e korrupsionit, ndërkaq në Shqipëri ka ulje. Nga viti 2012 deri në vitin 2017, Maqedonia ka rënie në listë për 38 vende apo prej vendit 69 në vendin 107. Nga ana tjetër, Shqipëria, në të njëjtën periudhë, ngritet për 22 vende. Transparencëy International e publikon indeksin për preceptim të korrupsionit një herë në vjet që nga viti 1995 e këndej.

Rastet e marrjes së ryshfetit, të dhënat nga MPB e Maqedonisë dhe Prokuroria e Shqipërisë
Rastet e marrjes së ryshfetit, të dhënat nga MPB e Maqedonisë dhe Prokuroria e Shqipërisë

Gjatë krahasimit të të dhënave për luftë institucionale me korrupsionin, Maqedonia gjithashtu është në nivel të ulët në krahasim me fqiun perëndimor. Për shembull, sipas të dhënave që i ka publikuar Ministria e Punëve të Brendshme për rastet e paraqitura për marrje ryshfet, në gjashtë vitet e fundit në Maqedoni, mesatarisht janë paraqitur 10 raste në vit. Për të njëjtën periudhë në Shqipëri, sipas raporteve vjetore të Prokurorisë Publike të Shqipërisë, janë zbuluar mesatarisht 68 raste për marrje ryshfet nga funksionarët publik.

Sipas të dhënave të MPB-së së Maqedonisë, vitin e kaluar, ka pasur vetëm 2 raste ku paraqitura për marrje të ryshfetit.

 

Vizualizimet e publikuara janë pjesë e projektit D.A.T.A. – Data Analytics for Transparency and Accountability, të implementuar nga ana e Fondacionit Metamorfozis.

Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesit/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button