fbpx

Thaçi e Haradinaj: Tonet kërcënuese nga Serbia pa asnjë efekt në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj me të cilin kanë biseduar për shumë çështje politike dhe zhvillimet e fundit në veri të vendit, transmeton Koha.net. 

Sipas njoftimit nga presidenca, liderët e shtetit kanë folur edhe për përshpejtimin e procesit për liberalizmin e vizave.

“Ishte konstatim i përbashkët se Kosova do t’i respektojë obligimet që ka marrë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel”, thuhet në njoftim.

Presidenca ka theksuar se në takim është biseduar edhe për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues për themelimin e Asociacionit në një të ardhme të afërt, “gjithmonë sipas parimeve të Brukselit, Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

“Tonet kërcënuese nga Serbia nuk do të kenë asnjë efekt në Kosovë. Institucionet e Kosovës vlerësojnë se dialogu dhe jo ultimatumet është rruga për të ecur përpara për ndërtimin e Kosovës evropiane dhe shumetnike”, është thënë në takim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button