Afganistan, 2 të vdekur gjatë varrimit të një ushtari

Së paku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë plagosur në sulmin e kryer gjatë varrimit të një ushtari në rajonin Nangarhar, në lindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i guvernatorit të Nangarhar-it, Ataullah Hogyani, për AA konfirmoi se disa persona të armatosur erdhën në varrim dhe hapën zjarr ndaj të pranishmëve.

Ai theksoi se humbi jetën Samnval Mutiullah, kryeshef i policisë në Hivi, si dhe një civil. Hogyani pohon se talebanët janë përgjegjës për këtë sulm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button