Sudstvo.mk: Sigurimi i Gruevski, porositës i dhunës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

Portali i cili merret me fushën gjyqësore “Sudstsvo.mk”, sot ka publikuar disa pjesë të akuzës (Ko.nr.66.17) për të enjten e përgjakshme, në të cilën ka informata të cilat dje nuk u kumtuan nga prokurori shtetëror në konferencën për shtyp, njofton Portalb.mk.

Aleksandar Vasilevski – Nin[ka, me urdhër të personit nga sigurimi i Gruevskit i cili ka qenë me të, ka pranuar thirrje në orën 14:30 që të mobilizohen 68 dhunues, të cilët janë mbledhur më vonë në një restorant me lokacion në shëtitoren e Vardarit në afërsi të qendrës së Shkupit. Në atë vend, u janë ndarë edhe maskat.

Në orën 18:58, në akuzë, përsëri nuk theksohet se kush i është lajmëruar Nikolla Mitreskit – Kolo, që të kryejnë sulm të dhunshëm.

Në aktin prokurorial prej 15 faqeve është theksuar kronologjia dhe përshkrimi i veprimeve, ndërkaq në 17 faqet tjera janë të theksuara dëshmitë në bazë të cilave qëndron akuza.

http://portalb.mk/397971-gjithcka-qe-ndodhi-gjate-sulmit-ne-kuvend-fotovideo/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button