Rusia: Do të japim përgjigje për dëbimet e diplomatëve tanë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në lidhje me dëbimin e diplomatëve rusë ndaj vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE) tha se do të jepet përgjigjja kur të vija koha në interesin e Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Me të vërtetë ky është një vendim kolektiv. Kjo është një shfaqje e solidaritetit. Ky është një solidarizim i cili nuk ka asnjë të vërtetë me Londrën”, deklaroi Peskov lidhur me dëbimin e diplomatëve rusë.

“Përgjigja do të jepet kur të vijë koha, çdo gjë do të bëhet në përputhje me interesat e Rusisë”, potencoi Peskov duke shtuar se pretendimet ndaj Rusisë nuk kanë asnjë bazë dhe provë.

Ai nënvizoi se bashkësia ndërkombëtare dhe Rusia nuk janë përballë njëra tjetrës.

“Kryesisht 20 apo 30 vende janë vetëm një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare është shumë më e larmishme dhe përfshin shumë vende të tjera. Së dyti në mesin e vendeve që janë solidarizuar me Londrën ka vende që mendojnë se janë të dobëta dhe të pamjaftueshme argumentet që përfshijnë akuza serioze duke treguar si adresë Moskën”, thekson Peskov.

Kujtojmë se disa vende anëtare të BE-së dhe NATO-s kanë bërë përgjegjëse Rusinë për helmimin me gaz kimik të ish agjentit rus Sergej Skripal dhe vajzës së tij, të cilët janë vendosur në Britani të Madhe. Poashtu këto vende kanë vendosur dëbimin e shumë diplomatëve rusë.

SHBA dhe BE dëbojnë dhjetëra diplomatë rusë lidhur me rastin Skripal

Rusia: Dëbimi i diplomatëve rusë, “akt armiqësor”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button