10 shenjat që paralajmërojnë për mungesë të hekurit

Mungesa e hekurit është shkaktari kryesor i anemisë dhe në këtë rast gratë janë më të prekura se burrat. Rreth 9% e grave vuajnë nga mungesa e hekurit, sipas statistikave më të fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Anemia shkaktohet kur nuk ka mjaftueshëm hekur në trup për të prodhuar sasinë e duhur të hemoglobinës, transmeton Shëndeti.com.al.

Hemoglobina është përbërësi kryesor i qelizave të kuqe të gjakut dhe shërben për transportimin e oksigjenit në trup. Nëse trupi nuk ka mjaftueshëm hekur për të prodhuar hemoglobinën, atëherë ulet numri i qelizave të kuqe të gjakut dhe indet e kanë më të vështirë të marrin oksigjenin që nevojitet. Kur ka mungesa të tilla, njerëzit kanë probleme me frymëmarrjen dhe ndiejnë lodhje.

Si ta kuptoni që keni mangësi në hekur? Mos i injoroni këto 10 shenja!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button